REBELIMI NUK NDODHI/ MALAJ: DEPUTETET JANE MANEKINE, VETEM TUNDIN KOKEN
Ish-ministri socialist Arben Malaj ka kritikuar ashpër kulturën e bindjes së verbër ndaj liderëve politikë, duke e cilësuar atë si një nga problemet që pengojnë funksionimin e demokracisë brenda partive shqiptare. Duke komentuar votimin e reformës territoriale, ai u ndal te Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali, të cilët, sipas tij, u përballën me dilemën mes qëndrimit personal dhe vendimit të grupit parlamentar. Malaj e përshkroi këtë situatë si një tregues të presionit që ushtrohet mbi deputetët, të cilët shpesh detyrohen të zgjedhin mes bindjeve të tyre dhe ruajtjes së pozicionit politik. “Deputetët kanë një besnikëri të verbër dhe janë si manekinë, vetëm tundin kokën. Çfarë thotë udhëheqësi duhet miratuar patjetër”, deklaroi Malaj, duke theksuar se një sjellje e tillë nuk është as normale...
Burimi:
ntv.al