Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rebelim në MAGA/ Trump kërkon të dëgjohet Maxwell, a do të zbulohet “lista e Epstein”?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të kontaktojë avokatët e Ghislaine Maxwell, për të zbuluar nëse ekzistojnë ende krime të pashqyrtuara në skandalin famëkeq të Jeffrey Epstein. Lëvizja vjen mes presioneve në rritje brenda vetë radhëve të mbështetësve të tij MAGA, të cilët janë të zemëruar që Trump ende nuk ka publikuar të gjitha dokumentet e çështjes. Kjo ka ndezur revoltën brenda kampit të tij, veçanërisht mes ndjekësve të teorive të konspiracionit si QAnon, që besojnë se ekziston një “komplot pedofilësh global”, ku përfshihen Barack Obama dhe Papa Françesku. (QAnon është një teori konspirative ekstreme...