“Rebelim dhe kujtesë” nga Ardianë Pajaziti me rrëfime që bëhen dëshmi, e me kujtesë që bëhen histori
Dilara Sollova Foto:Sevdail Sulejmani Ka dëshmi që nuk shkruhen thjesht me bojë, por me dhimbje, me rezistencë dhe me një jetë të tërë të mbajtur mbi supe. Ka histori që nuk kërkojnë vetëm të lexohen, por të dëgjohen me kujdes, sepse pas tyre qëndrojnë gra që kanë kaluar kufij, kanë përballuar luftëra, burgje, ndarje, humbje, mërgim, heshtje dhe sisteme që shpesh nuk ua kanë njohur as zërin, e jo më meritat. Në 13-vjetorin e themelimit të KultPlus, promovimi i librit më të ri të gazetares dhe autores Ardianë Pajaziti, “Rebelim dhe kujtesë”, u shndërrua pikërisht në një mbrëmje të tillë: një mbrëmje ku libri nuk u prezantua vetëm si një vepër e re, por si një kujtesë e gjallë, e cila kishte marrë fytyra, zëra...
Burimi:
kultplus.com