“Rebelim dhe kujtesë” – nëntë zërat e grave kundër harresës

“Rebelim dhe kujtesë” – nëntë zërat e grave kundër harresës

Fatmire Duraku Ka libra që shkruhen për të treguar një histori dhe ka libra që shkruhen sepse disa histori nuk duhet të mbeten të pa treguara. Rebelim dhe kujtesë i Ardianë Pajazitit i përket kësaj të dytës. Është një libër që nis nga dëshira për të dëgjuar dhe për të ruajtur zërat e nëntë grave, por që, përtej rrëfimeve individuale, ndërton një hapësirë më të gjerë të kujtesës shoqërore, historike dhe njerëzore. Që në faqen hyrëse, autorja e vendos lexuesin përballë një mendimi që mund të shërbejë edhe si çelës i tërë veprës: “Për dallim prej burrave, sukseset e të cilëve  u duartrokasin aty për aty, për gratë, shpeshherë,  duartrokitjet dëgjohen pas 100 vjetësh.  Gratë e tilla nuk janë suksese të kohës,  janë problem i kohës.” Kjo...