Rebelët Houthi: Do të godasim anijet amerikane nëse SHBA përfshihet në luftë

Rebelët Houthi: Do të godasim anijet amerikane nëse SHBA përfshihet në luftë

Rebelët Houthi kanë kërcënuar SHBA, se do të synojnë anijet e tyre në Detin e Kuq nëse Ameriak do të përfshihet në luftë kundër Iranit. Uashingtoni pranoi të ndalonte fushatën e bombardimeve kundër rebelëve Huthi në maj, pasi grupi i lidhur me Iranin pranoi të ndalonte së synuari anijet në Detin e Kuq në këmbim. Prej nisjes së konfliktit mes Iranit dhe Izraelit para disa ditësh, SHBA-të nën drejtimin e presidentit Donald Trump kanë mbajtur pezull një vendim për përfshirjen e tyre ose jo në konflikt, në mbështetje të Tel Avivit.
Burimi: Vizionplus.tv