Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Realizohet për herë të parë ndërhyrja e avancuar neurokirurgjikale, Rama: I ktheu shpresën 75-vjeçarit pas goditjes në tru
Një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale që i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar, pas një goditjeje të rëndë në tru është realizuar për herë të parë në Spitalin Memorial të Fierit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet e tij sociale, ku njofton se është realizuar me sukses kranioplastika e parë. “Pas 6 muajsh pritjeje dhe përkujdesje të vazhdueshme, pjesa e munguar e kraniotomisë iu vendos sërish pacientit, i cili tashmë ka dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr.Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha...