Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madridi niset drejt “revolucionit”, Xabi Alonso dhe Alexander-Arnold menjëherë
👁5452
Te Real Madridi po fryjnë erëra ndryshimi. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, drejtuesit po mendojnë të përshpejtojnë “revolucionin” që ishte në plane prej kohësh, kur për herë të parë u përfol për largimin e Carlo Ancelottit. Trajneri italian do të dëshironte të vazhdonte në stol, por nëse nuk fiton La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, ndoshta as kjo s’do të mjaftonte, e ardhmja e tij duket e vulosur. Pyetja që mbetet është: kur do të largohet? Të enjten qarkulluan zëra mediatikë nga Spanja se ndarja mund të ndodhë menjëherë pas finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, që do...