Real Madrid bën detyrën ndaj Santander dhe nuk i ndahet Barcelonës & Atletico-s (video)
1 Nëntor 2026 18:15 Telesport Real Madrid ka fituar ndeshjen e katërt rresht në La Liga. “Los Blancos” fituan në transfertë 0-3 ndaj Racing Santander, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të. Madrilenët kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, ku Kylian Mbappe u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga mbrojtësi i Santander, Matteo Prati ndaj Mbappe. Në minutën e 22-të, Jude Bellingham tregon gjithë klasin e tij duke shënuar një gol tejet të bukur, pas asistit të marrë nga Arda Guler. Në minutën e 36-të, Yan Diomande shënoi golin e tretë për madrilenët, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Një pjesë e parë që nuk ka aspak histori...
Burimi:
telesport.al