REAGIMI – Gazetari nuk u akreditua për ndeshjen Vllaznia- Vikingur, reagon Asociacioni i Gazetarëve…

REAGIMI – Gazetari nuk u akreditua për ndeshjen Vllaznia- Vikingur, reagon Asociacioni i Gazetarëve…

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon vendimet përjashtuese, diskriminuese dhe hakmarrëse të z. Alban Xhaferi, Presidentin e KF Vllaznia. Ne jemi informuar dhe kemi konsultuar korrespodenca se si gazetari Ergys Kavaja është penguar të ndjekë më 24 korrik ndeshjen ndërkombëtare të Conference League “Vikingur-Vllaznia”. Klubi nuk i ka miratuar atij akreditimin, pa dhënë shpjegime dhe pa shkaqe të ligjshme. Kolegu Kavaja i dëshmoi AGSH-së se vendimi diskriminues dhe pengues për të raportuar ndeshjen, ka ardhur në formë hakmarrëse nga presidenti Xhaferi, pasi ai nuk është pajtuar me raportimet e mëparshme të gazetarit mbi veprimtarinë e klubit.Korrespodenca mes gazetarit dhe klubit,...