Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Reagimet britanike ndaj masave të ashpra që ushtronte Serbia ndaj popullatës shqiptare dhe popujve tjerë joserbë
Dr. Daut Dauti: Në këtë vazhdim, pos aktiviteteve diplomatike, ofrohen edhe emrat e disa vendbanimeve dhe shifrat e shqiptarëve të përzënë dhe të vrarë nga regjimi okupues serb. Më në fund, nga 9000 banorët shqiptarë, turq, hebrenj dhe çerkez, nuk mbeti asnjë Fotografia e postuar paraqet planin otoman të qytetit të Nishit. Pas pushtimit serbët e morën dhe ua paraqitën diplomatëve duke sugjeruar se do të bënin ndryshime, por pa i prekur ndërtimet ekzistuese. Në realitet, që në këtë moment pati ndryshime pasi që ‘Arnaut Bazari’ dhe ‘Arnaut Mahallesi’ (Pazari i Shqiptarëve dhe Lagjja e Shqiptarëve), dy pjesë kryesore të qytetit që gjendeshin në bregun e lumit Nishava, ishin fshirë nga kjo hartë, gjegjësisht plani i qytetit. Pra, për të parandaluar kthimin dhe për t’i...