“Reagim urgjent, të ndërhyjë Ministria e Sportit”! Erkand Qerimaj tregon skandalin: Po tërhiqem nga kampionati botëror

“Reagim urgjent, të ndërhyjë Ministria e Sportit”! Erkand Qerimaj tregon skandalin: Po tërhiqem nga kampionati botëror

Erkand Qerimaj, një prej sportistëve më të njohur në Shqipëri dhe që i ka sjell shumë medalje vendit tonë në peshëngritje, po vuan një padrejtësi të madhe. Në një reagim në Facebook, Qerimaj tregon skandalin duke treguar se do të tërhiqet nga kampionati botëror, një garë kualifikuese për Lojërat Olimpike. Arseyja? Thjeshtë drejtuesi i Federatë vendosi që të mos kishte asnjë trajner në krahë. Kështu Qerimaj ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë përgjegjësi për Sportin dhe KOKSH-it, për të rregulluar këtë skandal. REAGIM PUBLIK – KËRKOJ NDËRHYRJE TË MENJËHERSHME INSTITUCIONALE!Me keqardhje, ndihem i detyruar të tërhiqem nga Kampionati Botëror, garë kualifikuese për Lojërat Olimpike, pasi drejtuesi i Federatës ka vendosur që të garoj pa asnjë trajner në krah. – I kërkoj Ministrisë përgjegjëse për...