reagim i fortë i Parlamentit Europian për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur dhe përshkallëzimin e saj!

reagim i fortë i Parlamentit Europian për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur dhe përshkallëzimin e saj!

Delegacioni i Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë kanë shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në Tiranë, ku protestat janë shoqëruar me akte dhune dhe raportime për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Në një deklaratë të përbashkët, kryetari i delegacionit, eurodeputeti Marco Tarquinio, dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, eurodeputeti Andreas Schieder, dënojnë përshkallëzimin e dhunshëm të protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe dëmtimin e pronës publike dhe private. Ata u bëjnë thirrje protestuesve të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të shmangin çdo akt dhune, duke theksuar se veprime të tilla nuk kontribuojnë në zgjidhjen e situatës dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Një tjetër shqetësim i ngritur në deklaratë lidhet...