Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi, Lavrov: Do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll

Raundi i dytë i negociatave Ukrainë-Rusi, Lavrov: Do të zhvillohet më 2 qershor në Stamboll

Rusia ka propozuar mbajtjen e raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes me Ukrainën më 2 qershor në Stamboll, tha ministri i jashtëm Sergei Lavrov. “Pala ruse, siç është rënë dakord, ka hartuar menjëherë një memorandum përkatës, i cili përcakton qëndrimin tonë mbi të gjitha aspektet e kapërcimit të besueshëm të shkaqeve rrënjësore të krizës”, tha ai, shkruajnë mediat e huaja. “Delegacioni rus, i udhëhequr nga Vladimir Medinskiy, është gati t’ia paraqesë memorandumin palës ukrainase dhe të japë sqarimet e nevojshme gjatë raundit të dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta të rifilluara në Stamboll të hënën e ardhshme”, shtoi Lavrov. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv