Burimi:
zeri.ai

Rasti “Qyno” në GJK! SPAK: Gazetarët na kontaktojnë kur kanë materiale sekrete, u themi nëse duhet t’i publikojnë ose jo
👁8742
Bledar Maksuti dhe Elton Qyno TIRANË-Deklarata të reja janë zbardhur nga seanca publike e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese më 2 prill në lidhje me çështjen e gazetarit Elton Qyno. Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno, gjatë seancës ka deklaruar para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin. Bledar Maksuti: Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me një anë subjektive të vetë gazetarit. Duke qenë se është gazetar i vjetër kronike, ka pasur të gjitha eksperiencat dhe...