Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Në një intervistë për emisionin Shqip në Dritare TV, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar që jeton prej vitesh në Korfuz pranë familjes së vajzës, tregoi se si ishulli grek ka zgjidhur në mënyrë funksionale lidhjen mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit – një model që Shqipëria ende nuk arrin ta kuptojë. “Në Korfuz funksionon ekonomia e tregut,” thotë ai. “Kush prodhon, shet. Kush investon, fiton. S’ka burokraci, s’ka barriera, s’ka hipokrizi.” Sipas Jorgaqit, atje gjen të gjitha nivelet e konsumit: “Do mish organik? Ka. Do peshk të egër? Ka. Do qumësht të freskët apo produkte artizanale? Ka. Do të hash lirë? Mundesh. Do të paguash tre mijë euro për një pjatë elitare? Edhe ajo ekziston. Peshku më i mirë në treg kushton sa një rrogë. Por është...