Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rast tronditës në Rodos, babai përdhunoi të bijën për rreth 2 dekada, 31-vjeçarja lind një fëmijë
Një rast tronditës ka dalë sërish në pah javët e fundit në Rodos të Greqisë. Një dramë e heshtur, e mbuluar për vite me radhë nga frika, shtrëngimi dhe imponimi familjar, i cili u zbulua pas një raporti të shërbimit social që zbuloi shenja të abuzimit serioz dhe veproi menjëherë, duke ia referuar çështjen Zyrës së Prokurorit të Rodosit. Zyra e Prokurorit, duke njohur rëndësinë e akuzave, ndërhyri pa vonesë dhe urdhëroi kryerjen e një ekzaminimi paraprak, i cili u ndërmor nga një oficer i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Rodosit për vepra të tmerrshme penale: përdhunim...