Raporti zbulon kërcënimin e lartë iranian ndaj Britanisë së Madhe: I njëjtë si ai i Rusisë

Raporti zbulon kërcënimin e lartë iranian ndaj Britanisë së Madhe: I njëjtë si ai i Rusisë

Komiteti Parlamentar për Inteligjencë dhe Siguri i Britanisë së Madhe (ISC) ka nxjerrë në pah në një raport të fundit se kërcënimi që paraqet Irani ndaj Mbretërisë së Bashkuar është po aq serioz sa ai i Rusisë. Raporti thekson se Irani po ushtron frikësim aktiv ndaj disidentëve iranianë që jetojnë në Britani, përfshirë kërcënimin me sulme fizike dhe vrasje. Sipas raportit, Mbretëria e Bashkuar është një nga objektivat kryesore të sulmeve kibernetike iraniane, duke u renditur vetëm pas SHBA-ve dhe Arabisë Saudite. Sulmet vijnë nga aktorë të ndryshëm, duke përfshirë agjentë shtetërorë dhe aktorë privatë që veprojnë për interesa personale...
Burimi: Syri.net