Raporti për papunësinë, Trump “nuk pëlqen” shifrat! Shkarkon me urgjencë Shefen e Statistikave Ekonomike në SHBA

Raporti për papunësinë, Trump “nuk pëlqen” shifrat! Shkarkon me urgjencë Shefen e Statistikave Ekonomike në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar me urgjencë drejtoreshën e Byrosë së Statistikave të Punës, vetëm pak orë pasi një raport zyrtar për punësimin nxiti panik në tregje dhe sfidoi narrativën e tij ekonomike. Në një postim në rrjetet sociale, Trump, pa paraqitur prova, akuzoi komisioneren Erika McEntarfer për manipulim të të dhënave të punësimit për arsye politike. Vendimi i papritur ka tronditur Wall Street-in dhe ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë në publikimin e statistikave zyrtare. Në reagimin e saj, McEntarfer e quajti periudhën në krye të Byrosë së Statistikave të Punës (BLS)...