Raporti paraprak për rrëzimin e fluturimit Air India shton misterin e aksidentit

Raporti paraprak për rrëzimin e fluturimit Air India shton misterin e aksidentit

Raporti paraprak për rrëzimin tragjik të fluturimit Air India 171 në qershor, ku humbën jetën 260 persona, ka shtuar më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Dokumenti 15-faqesh, i publikuar ditët e fundit, ngre dyshime serioze mbi shkaqet që çuan në ndaljen e papritur të motorëve vetëm pak sekonda pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit, në Indi. Sipas raportit, të dy çelësat e kontrollit të karburantit në avionin Boeing 787 u zhvendosën në pozicionin ‘cut-off’, duke ndërprerë furnizimin me karburant dhe duke shkaktuar humbjen totale të fuqisë. Një veprim i tillë zakonisht ndodh vetëm pas uljes. Në regjistrimin zanor të kabinës, dëgjohet...
Burimi: Syri.net