Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Raporti i SPAK, zbardhet lista e pasurive dhe llogarive bankare të konfiskuara
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion publikoi këtë të mërkurë raportin për vitin 2024, ku theksohet progresi në luftën ndaj korrupsionit. Në raportin e dorëzuar në Kuvend, SPAK thekson se përgjatë 2024-ës vuri nën hetim 33 ish-zyrtarë të lartë. “Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33-ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar në gjykatë”. Në raportin e dorëzuar në Kuvend, SPAK bën me dije se janë identifikuar 16 organizata kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ku prej tyre janë shkatërruar rreth 10. “Sipas vlerësimit të brendshëm të SPAK, janë identifikuar rreth 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore,...