Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Raporti i SPAK: Kemi pasur presion nga krimi dhe politika
SPAK ka publikuar raportin vjetor për 2024, duke evidentuar sfidat dhe presionet me të cilat është përballur gjatë vitit. Në raport theksohet se Prokuroria e Posaçme ka qenë objekt i ndërhyrjeve nga krimi i organizuar, politika dhe media, gjë që ka ndikuar në pavarësinë e institucionit dhe efektivitetin e hetimeve. SPAK kërkon një reagim më të koordinuar nga institucionet përgjegjëse për të garantuar mbrojtjen e integritetit të prokurorëve dhe proceseve hetimore. Një tjetër shqetësim i ngritur është numri i ulët i referimeve për korrupsion dhe krim të organizuar nga institucionet publike dhe Policia e Shtetit. SPAK kërkon përmirësimin e bashkëpunimit...