Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

Hezbollahu po shfrytëzon periudhën e qetësisë relative që nga muaji qershor për të rindërtuar kapacitetet e tij ushtarake, ndërsa ka marrë dhjetëra miliona dollarë financim nga Irani, raportoi Reuters duke cituar burime libaneze të sigurisë. Sipas burimeve të njohura me aktivitetet e grupit, gjatë tre muajve të fundit Hezbollahu ka punuar për t’u përgatitur për mundësinë e një përshkallëzimi të ri të konfliktit me Izraelin. Financimet nga Teherani janë përdorur për forcimin e aftësive ushtarake, përfshirë sigurimin e eksplozivëve dhe prodhimin e dronëve që mund të përdoren kundër objektivave izraelite. Hezbollahu, i themeluar nga Garda Revolucionare Iraniane në vitin 1982, ka pësuar humbje të konsiderueshme gjatë përballjeve me Izraelin në vitet e fundit. Mijëra luftëtarë janë vrarë, ndërsa një pjesë e madhe e arsenalit dhe...