Raporti i Parlamentit Evropian, reagon Kryeministria: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

Raporti i Parlamentit Evropian, reagon Kryeministria: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

Qeveria shqiptare ka mirëpritur miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për progresin e Shqipërisë gjatë viteve 2023–2024, duke e cilësuar atë si një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë zyrtare, Kryeministria thekson gjuhën inkurajuese dhe pasqyrimin objektiv të reformave në raport, duke shprehur mirënjohje të veçantë për eurodeputetin Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë, për angazhimin dhe balancën në vlerësimin e bërë. Raporti, i miratuar në seancën plenare të datës 9 korrik në Strasburg, pas miratimit paraprak nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), përfaqëson mbështetjen e gjerë që procesi i...
Burimi: Kohajone.com