Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Raporti: 1200 hapësira, i kanë zënë zyrtarë të qeverisë, familjarë të tyre dhe eksponentë të krimit
Aksioni i fundit për çlirimin e hapësirave publike, i drejtuar nga qeveria dhe zbatuar nga Policia e Shtetit, IKMT dhe policitë bashkiake, po shfaqet si një përpjekje e vonuar dhe selektive për të korrigjuar një krim të institucionalizuar prej vitesh: uzurpimin sistematik të trotuareve, lulishteve, pedonaleve dhe shesheve publike nga njerëzit me pushtet. Sipas të dhënave të përpunuara nga institucionet përkatëse, në gjithë vendin janë identifikuar mbi 1200 raste të zaptimit të hapësirave publike, jo nga qytetarë të zakonshëm, por nga zyrtarë të lartë të administratës, drejtues lokalë, biznesmenë të lidhur me politikën dhe individë me ndikim në kupolën e...