Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Raport pozitiv për kreditë/ Vetëm 3% e individëve me pagesa të vonuara
97% e kredive që kanë marrë individët në banka, shlyhet rregullisht, cka konfirmon se vetëm një pjesë shumë e vogël e qytetarëve hasin vështirësi me pagesat e kësteve. Të dhënat e Bankës e Shqipërisë, tregojnë se kreditë me probleme tek individët janë ulur në 2.9%, nga 3.4% që ishin vit më parë. Në krahasim me bizneset, segmenti i individëve kurdoherë ka pasur më pak probleme me huat, për shkak të ekspozimit më të vogël ndaj rrezikut. Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e portofolit konsiston në kredi për blerjen e banesave, angazhimi i huamarrësve ndaj shlyerjes së detyrimeve...