Ranocchia, tepër kritik: Shikoni si sillet Zhegrova, te Juventusi duhet të kesh personalitet
9 Nëntor 2026 10:21 Alfred Lleshi Ish-mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, ka kritikuar Juventusin pas barazimit ndaj Fiorentinës në “Franchi”, duke vënë në pikëpyetje personalitetin dhe karakterin e skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti. Në emisionin “Pressing” në “Canale 5”, Ranocchia u shpreh: “Mungon lënda e parë. Spalletti është jashtë vetes dhe mund të zemërohet, madje edhe ta kapë Cabal prej jake, por problemi është se mungon lënda e parë. Sot hyri Zhegrova…, me gjithë respektin, nuk po flas për teknikën, por për qëndrimin e tij”. Më tej, ai theksoi se për të luajtur te Juventusi nevojitet personalitet: “Duhet të kesh personalitet. Kur duhet të marrësh një vendim, duhet ta marrësh. Kur duhet të bësh një ndërhyrje, duhet ta bësh. Edhe në duele duhet të...
Burimi:
telesport.al