“Ramën e mbështesin kartelet”/ Berisha në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Pa qeveri teknike s’ka zgjedhje të lira

“Ramën e mbështesin kartelet”/ Berisha në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Pa qeveri teknike s’ka zgjedhje të lira

Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë. Kështu iu drejtua kreu demokrat Sali Berisha anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillon punimet në Porto të Portugalisë. Berisha ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, përkundër farsës elektorale, si në diktaturë. Ai i ka informuar pjesëmarrësit për zgjedhjet e 11 majit dhe shkeljet e makinerisë elektorale të partisë-shtet të Edi Ramës që prodhuan farsën zgjedhore e cila vihet në pah edhe në raportin e OSBE-ODHIR. Ai tha se pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira...
Burimi: Sot.com.al