Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ramadani, bronz Europian/ Peshëngritësi kuqezi doli i treti në peshën deri 81 kg
👁11563
Në Moldavi u konfirmua si më i miri. Kristi Ramadani është sot numri 1 i peshëngritjes shqiptare për meshkuj, dhe këtë e vërtetoi me dy medalje që fitoi në Kampionatin Europian që po mbahet në Çisinau.Sportisti i kombëtares garoi me sukses në peshën deri 81 kg, duke fituar dy medalje bronzi, në stilin e shtytjes dhe në dygarësh. Në total, ai ngriti 337 kilogramë, duke mbetur 6 kilogramë prapa vendit të dytë. Kjo do të thotë se për të dytin vit me radhë, Ramadani është medalist kontinental për vendin tonë. Në 2024, ai fitoi dy medalje argjendi në Kampionatin Europian...