Rama zbarkon në Bashkinë e Fierit, diskutohet me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike.

Rama zbarkon në Bashkinë e Fierit, diskutohet me zyrtarët lokalë për lirimin e hapësirave publike.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Fier, ku po zhvillon një takim me drejtues vendorë dhe deputetë të qarkut. Vizita vjen në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë. Gjatë takimit pritet të diskutohen masat konkrete për punën në qytet. Kryeministri ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për këtë proces. Aksioni pritet të vijojë në disa qytete të tjera të vendit në javët në vijim.
Burimi: Kohajone.com