Rama vijon me sulmet ndaj protestuesve: Qënie të verbra, njerëz pa shkollë që nuk dinë as nga vijnë dhe nga shkojnë
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, po zhvillojnë një takim me Policinë e Shtetit, ku Rama ka komentuar protestat, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke akuzuar protestuesit e përfshirë në përplasje se synojnë shkatërrimin dhe jo paqen. Ndërsa studentët i kërkojnë largimin nga detyra, Rama vazhdon t’i sulmojë, duke i konsideruar ata si pengje te nje ideologjie te re qe ka synimin te shkaterroje. “Valë dhune që nuk ka të bëjë me asnjë nga arsyet e një vendi demokratik për të kërkuar më shumë nga qeveria e për të pasur pakënaqësi. Erdha sërish me këtë me vete, (gurin) sepse duhet ta mbash në dorë, ta peshosh, ta llogarisësh sa i shtohet pesha kur vjen në drejtimin e njerëzve nën uniformë...
Burimi:
gijotina.com