Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rama vazhdon të kopjojë paturpësisht programin e opozitës, tani është radha e pensioneve dhe pagës mesatare
Një ditë më parë, Edi Rama u tha shqiptarëve se nuk ka program sepse ai i fiton zgjedhjet. Para disa ditësh u tha se nuk ka nevojë për program sepse programi i tij është integrimi në BE. Kurse sot u shfaq para shqiptarëve, duke vazhduar të kopjojë programin e opozitës. Pas premtimit për pagën mesatare 500 euro, tani ishte premtimi për pensionet dhe pagën mesatare. Kujtojmë se opozita ka premtuar vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro sapo të vijë në pushtet. Kjo do të thotë se ccdo pension do jetë së paku 200 euro. Ndërkohë paga minimale do jetë 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro. “Në janar 2026, paga minimale do të jetë 500 euro. Pensioni mesatar 400 euro për të gjithë ata...