Rama tregon skemën: Si dhe sa do rriten pensionet

Rama tregon skemën: Si dhe sa do rriten pensionet

Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 20 miliardë lekë, ose rreth 200 milionë euro, për dyfishimin e rritjes së pensioneve nga janari, krahasuar me vitin e mëparshëm. Ai u zotua se rritja do të dyfishohet kundrejt vitit paraardhës edhe në vitet në vijim. “Nëse ka një kategori të shoqërisë sonë që meriton të ndiejë më shumë nga përfitimet e rritjes ekonomike, padiskutim është kategoria e pensionistëve. Këtë e them me vetëdije të plotë, e them në emër të të gjithë juve, se në mënyrë të vazhdueshme, njësoj si unë dhe të gjithë ju, ndesheni me këtë nevojë që vjen si rezultat i një marrëdhënieje të patjetërsueshme të kësaj partie me atë kategori. Pensionistët ende i bëjnë llogaritë me laps...