Rama te “Durana Park”: Mbi 5 mijë mundësi punësimi me paga shumë të larta

Rama te “Durana Park”: Mbi 5 mijë mundësi punësimi me paga shumë të larta

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë te Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik e rajonit. Të pranishëm në ceremoni ishin dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. “Mbi 5 mijë mundësi punësimi për ekspertët e teknologjisë me paga shumë të larta, shumë më të larta se pagat tona. Synojmë që të rrisim eksportet e të ardhurat tona me afërsisht 3.5 mld euro brenda dy dekadash vetëm nga kjo iniciativë”, tha Rama. Kryeministri deklaroi gjithashtu se synojnë ta kthejnë “Durana Tech Park” në një një hapësirë në funksion të BE....