Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama takohet me kreun e NATO-s, diskutohet investimi në Portin e ri të Durrësit dhe Samiti i 2027 në Tiranë
Nga Haga ku po merr pjesë në Samitin e Aleancës Euroatlantike, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Në një postim në Facebook, kryeministri zbuloi detaje nga takimi për investimet e reja të NATO-s në Shqipëri. “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë shoqërohej në...