Rama takohet me Ali Ahmetin në Maqedoninë e Veriut, zbardhet çfarë u diskutua për shqiptarët dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Rama takohet me Ali Ahmetin në Maqedoninë e Veriut, zbardhet çfarë u diskutua për shqiptarët dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut. Pas takimit, Ahmeti ka ndarë detaje nga biseda me Ramën, duke treguar se kanë diskutuar për çështjet me interes të përbashkët për shqiptarët, forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, perspektivën europiane dhe partneritetin në NATO. Në një postim në Facebook, kreu i BDI-së shkruan se biseda me Ramën ishte “vëllazërore, e hapur dhe me përkushtim”, ndërsa i jep një domethënie të veçantë faktit që takimi u zhvillua më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe në prag të festës së Pavarësisë. Postimi i plotë i Ali Ahmetit “Sot pata kënaqësinë të takoj Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe mikun tim, z. Edi...