Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama takim me studentë e pedagogë në Vlorë: Shqipëria ka qenë si Afganistani, sot ka mundësinë për t’u integruar në BE
👁3757
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Vlorë për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, ka theksuar rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë, ai ka komentuar zhvillimin e vendit, duke e krahasuar Shqipërinë e dikurshme me Afganistanin për nivelin e prapambetjes, ndërsa theksoi se sot Shqipëria ka mundësinë e jashtëzakonshme për të hyrë në BE. “Shqipëria dikur ishte një vend i prapambetur, shumë afër Afganistanit, por tani jemi në një moment ku mund të realizojmë ëndrrën e integrimit. Shqipëria ka bekimin për të hyrë në BE, një mundësi që shumë...