Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pamje nga ky takim. “Hagë, Samiti i NATO-s – Takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan”, shkruan Rama. Kujtojmë se pak më parë, Rama zhvilloi takim dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Hagë. Ai tha se së bashku kanë folur për angazhimet e samitit, Ballkanit Perëndimor, Porti e ri të Durrësit, si dhe përgatitjet e samitit 2027 në kryeqytetin shqiptar.
Burimi: Opinion.al