Rama: Shpërblim 2500 euro për çdo polic në përballje me protestat e dhunshme

Rama: Shpërblim 2500 euro për çdo polic në përballje me protestat e dhunshme

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama në takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se nga 1 janari rritet paga e tyre, ndërsa do të ketë shpërblim 2500 euro për punonjësit në frontin e protestës.  Edi Rama: Kështu që, me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Por, nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe, mbi të gjitha, për dinjitetin me të cilin ju po u dilni përballë jo vetëm këtyre, por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane fajësojnë Policinë e Shtetit, nëpër ekrane kërkojnë që Policia e Shtetit të dorëzohet, ne do t'ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500...