Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë
Në vendin ku trafikantët qarkullojnë të lirë, betonieret ndotin pa u shqetësuar, dhe ku plehrat pushtojnë bregdetet ndërsa zjarret përpijnë pyje e kodra, Kryeministri Edi Rama ka shpallur “luftën e madhe” kundër qumështit pa faturë. Në një takim me kryebashkiakët, kreu i qeverisë paralajmëroi se nga e hëna çdo shishe qumështi dhe produkt bulmeti që nuk ka faturë do të sekuestrohet pa mëshirë. “Është e patolerueshme dhe e rrezikshme,” tha Rama me tonin e tij të zakonshëm dramatik, sikur po fliste për një kërcënim kombëtar, jo për një bidon qumështi nga fshati. Sipas tij, temperaturat e larta mund të shkaktojnë...