Rama shkon në Vlorë me helikopter

Rama shkon në Vlorë me helikopter

Pas vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka mbërritur me helikopter në Vlorë. Helikopteri u ul tek vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kryeministri me eskortën e tij i janë drejtuar Vilave Qeveritare. Rama do të ketë disa takime pune tek vilat qeveritare, takime këto të cilat do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Shefi i qeverisë do të qëndrojë deri pasdite në Vlorë dhe më pas do të largohet. Ndërkohë sipas të njëjtave informacione të premten pritet të jetë sërish në bashkinë e Vlorës sipas agjendës momentale.
Burimi: Kohajone.com