Rama shkarkon nga detyra e kreut të SHISH, Vlora Hysenin
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lirimin e menjëhershëm nga detyra të drejtores së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pas vendimit të SPAK për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj saj. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama tha se pret që çdo dyshim i ngritur nga organi i akuzës të hetohet dhe të zbardhet deri në fund përmes një procesi të pavarur gjyqësor. Ai theksoi se pavarësisht respektit për Hysenin dhe vlerësimeve që ajo ka marrë për punën e saj, drejtësia duhet të hetojë dhe gjykojë këdo, pavarësisht funksionit apo statusit. Rama nënvizoi gjithashtu parimin e prezumimit të pafajësisë, duke deklaruar se askush nuk është mbi ligjin. Ai tha se mbetet mirënjohës ndaj Hysenit për kontributin e saj në shërbim të Shqipërisë, ndërsa...
Burimi:
ntv.al