Rama publikon pamjet nga selia e PD-së: ‘Studentët’ në Universitetin e Dhunës (VIDEO)

Rama publikon pamjet nga selia e PD-së: ‘Studentët’ në Universitetin e Dhunës (VIDEO)

foto e publikuar nga kryeministri edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë duke publikuar një video nga selia e Partisë Demokratike.     View this post on Instagram   Në pamjet e shpërndara nga kreu i qeverisë, shfaqet oborri i selisë së PD-së, ku dallohen persona të maskuar. Rama e ka shoqëruar videon me një mesazh duke iu referuar protestuesve si 'studentët' në Universitetin e Dhunës. “‘Studentët’ në Universitetin e Dhunës, e shtunë 24 tetor, ora 15:30”, shkruan Rama në postimin e tij, duke komentuar në këtë mënyrë zhvillimet e protestës në kryeqytet./ZËRI