Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama publikon pamjet nga pastrimi i shtratit të lumit Dunavec të Korçës: Përmirëson kushtet për fermerët (Video)
👁8315
Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka publikuar pamjet nga puna për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec të Korçës. Rama shprehet se ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin dhe garantuar cilësinë e produkteve. “Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve #MadeInAlbania në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shkruan Rama.