Rama propozon formulën e re për BE-në: ‘7 fëmijët e Ursulës’ të ulen në tryezë

Rama propozon formulën e re për BE-në: ‘7 fëmijët e Ursulës’ të ulen në tryezë

Kryeministri Edi Rama ka përdorur batuta për të shpjeguar vizionin e tij për mënyrën se si duhet të funksionojë integrimi gradual i vendeve kandidate në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Rama i cilësoi vendet kandidate si “7 fëmijët e Ursulës”, duke iu referuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Sipas tij, këto vende duhet të vazhdojnë të përmbushin kriteret dhe të zbatojnë rregullat për çdo kapitull të procesit, por njëkohësisht duhet të jenë të pranishme në tryezën europiane. Rama argumentoi se mënyra e integrimit duhet të ndryshojë, duke propozuar që vendet kandidate të përfitojnë gradualisht të drejta brenda fushave ku kanë përmbushur kriteret, në vend që të presin mbylljen e të gjithë kapitujve dhe më pas një vendim politik për anëtarësimin. Në...