“Rama pranoi dështimin!”/ Bardhi shpërthen për Reformën në Drejtësi
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Reformën në Drejtësi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thekson se Rama, për herë të parë, ka pranuar publikisht se Reforma në Drejtësi ka dështuar. Në reagimin e tij, Bardhi thekson se pavarsisht që kryeministri e ka pranaur, ai i ka shmangur përgjegjësinë për shkaqet që kanë çuar në këtë situatë. Bardhi thekson gjithashtu se shqetësimi kryesor i qytetarëve nuk është debati politik mbi organet e qeverisjes së drejtësisë, por fakti se drejtësia nuk po jepet në kohë. Reagimi i Bardhit: Edi Rama, për herë të parë, foli për DËSHTIMIN e Reformës në Drejtësi. Por, si gjithmonë, refuzoi të flasë për përgjegjësinë e këtij dështimi...
Burimi:
ntv.al