Rama: Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale në Qafë Thanë

Rama: Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale në Qafë Thanë

Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërhyrja synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë sigurinë rrugore. Projekti përfshiu si sinjalistikën horizontale, ashtu edhe atë vertikale. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë ???????? Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore.