Rama për “WELT”: Po e pastrojmë vendin nga korrupsioni, BE po shkon drejt ajsbergut si Titaniku
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane, Welt ka folur për korrupsionin, punë e SPAK dhe përgjegjësitë politike të tij në këto çështje. I pyetur për rastet konkret të korrupsionit, duke u ndalur tek arresti i ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, Rama tha se Shqipëria ka kaluar nga një sistem ku korrupsioni ishte pjesë e strukturës së shtetit në një fazë ku institucionet po luftojnë kundër tij. “Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”, deklaroi Rama. Ndërsa për punën e SPAK, institucioni qe ka kryer disa arrestime te bujshme, Rama tha se jo të gjitha procedurat përputhen me standardet europiane. “Shqipëria ka normën...
Burimi:
gijotina.com