Rama për Bashkinë e Tiranës: Nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik

Rama për Bashkinë e Tiranës: Nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik

Kryeministri Edi Rama, teksa ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, në rolin e të intervistuarit ka folur edhe për udhëheqjen e Bashkisë së Tiranës. Një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim. “Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë. Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra. Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”,...