Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

Rama paralajmëron mësuesit: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

Asnjë mësues nuk mund të përdorë autoritetin e tij për t’i çuar fëmijët nën 18 vjeç në tubime. Në instrumentin e pestë të masave kundër dhunës, kryeministri Edi Rama paralajmëroi mësuesit se do të pezullohen nga detyra nëse nxisin nxënësit për pjesëmarrje në protestë. “Së pesti, kodi i etikës për mësuesit e arsimit parauniversitar. Shkolla duhet të mbetet hapësirë e sigurt për fëmijët dhe nëpërmjet kodit etikës parashikohet se asnjë mësues nuk mund të përdorë autoritetin e tij për t’i çuar fëmijët nën 18 vjeç në tubime të çfarëdo atyre në kundërshtim me interesin e tyre dhe me pritshmërinë e prindërve. Mësuesit do të pezullohen ose largohen nga detyra ku shfrytëzojnë autoritetin e tyre shtetëror profesional për të nxitur organizuar ose koordinuar pjesëmarrjen e nxënësve...