Rama njofton krijimin e Ministrisë së Administratës Publike, në krye të saj Adea Pirdeni

Rama njofton krijimin e Ministrisë së Administratës Publike, në krye të saj Adea Pirdeni

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e Ministrisë së Administratës Publike, e cila pritet të ngrihet javën e ardhshme dhe do drejtohet nga ministrja aktuale e Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin, Adea Pirdeni. Gjatë prezantimit të platformës “Shkalla e Meritës”, Rama theksoi rëndësinë që ka administrata publike në procesin e integrimit europian të vendit, duke argumentuar se nevojitet një strukturë e posaçme për të zgjeruar përgjegjësitë dhe objektivat në këtë drejtim. “Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht se tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë”, deklaroi kryeministri. Sipas Ramës, ngritja e ministrisë së re synon t’i japë më shumë hapësirë zhvillimit të një administrate...